Formacionet/ Supersfida e Kategorisë Superiore, Kukësi dhe Vllaznia rreshtojnë titullarët

Formacionet/ Supersfida e Kategorisë Superiore, Kukësi dhe Vllaznia rreshtojnë titullarët

17:37, 15/01/2021

Në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet kryendeshja e e javës së 14-të në Kategorinë Superiore, mes Kukësit dhe Vllaznisë.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, duke parë pretendimet që kanë skuadrat në kampionat.

Shkodranët do të kërkojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve, për të vazhduar në krye të renditjes, ndërsa verilindorët e Hallaçit do të kërkojnë kthesën dhe rikthimin te fitoret. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Tafa, Bytyçi, Hetemi, Lulaj, Dragoshi, Taipi, Ibraimi, Kotobelli, Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Rr. Hallaçi

Vllaznia: Zogovic, Kruja, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Kalaja, Dilaver. Trajner: Th. Brdaric

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco