Marcelo Lipi: Gattuso është trajneri që më ngjan më shumë, di të menaxhojë skuadrën

Marcelo Lipi: Gattuso është trajneri që më ngjan më shumë, di të menaxhojë skuadrën

15:00, 15/01/2021

Trajneri kampion i Kupës së Botës në vitin 2006 me Italinë ka treguar teknikun që i ngjan më shumë, ndërsa ka përzgjedhur Genaro Gattuson.

Marcelo Lipi shprehet se trajneri aktual i Napolit di të menaxhojë dhe organizojë skuadrën.

Kush nga trajnerët e sotëm më përngjan më shumë? Pyetje e vështirë, edhe pse e pranoj se edhe mua më pëlqen të bëj disa kombinime. Të themi se në menaxhimin e raporteve me skuadrën më ngjan më shumë Gattuso. E ka të njëjtën mënyrë të të bërit të gjërave, që kisha dhe unë. Dhe këtë ma thotë shpesh. Gattuso nuk është një që ka vetëm nerva, është një që di të organizojë dhe menaxhojë skuadrën”, u shpreh Lipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco