Meite thotë fjalët e para si lojtar i Milanit: Besoj te titulli

Meite thotë fjalët e para si lojtar i Milanit: Besoj te titulli

09:31, 15/01/2021

Sualiho Meite është praktikisht lojtari më i ri i Milanit dhe afrimi i parë në merkaton e janarit për kuqezinjtë.

Mesfushori i ardhur nga Torino ka mbërritur në Milano në mesnatë, ku sot do të kryejë edhe vizitat mjekësore.

Milani arriti marrëveshjen me Torinon, për huazim deri në fund të sezonit ku do paguhen 1 milion euro dhe të drejtë blerje për 8 milionë euro.

Meite pas mbërritjes në Milano tha edhe fjalët e para ku u shpreh: “Sigurisht që jam shumë i lumtur. Duhet të jesh gjithmonë gati. Unë kam folur pak me Kessie. Besoj te titulli, Milani është në krye të renditjes dhe duhet të qëndrojmë atje”, tha Meite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco