'Ylli' i skuadrës pritet të largohet nga Juventusi, zbulohet destinacioni i mundshëm!

'Ylli' i skuadrës pritet të largohet nga Juventusi, zbulohet destinacioni i mundshëm!

19:56, 14/01/2021

Sami Khedira pritet të largohet nga Juventusi pas pesë viteve e gjysmë në Torino.

Mesfushori gjerman ka mbetur jashtë fushave për disa muaj, ndërsa është futur në vitin e fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër.

33-vjeçari ka kaluar lëndimin dhe tanimë është vërshuar nga oferta, kryesisht nga kampionati gjerman. Borussia Dortmund po shihet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e lojtarit pasi tanimë kanë biseduar me agjentët e tij. "Sport Bild" ka raportuar se bisedimet janë duke shkuar mirë dhe brenda janarit mund të kemi zyrtarizimin e Khediras te Dortmundi.

Interesim për gjermanin kanë shprehur edhe VFB Stuttgart e RB Leipzig në Bundesliga, si dhe West Ham United e Everton në Ligën Premier, por dëshira e tij është të vesh fanellën e Dortmundit ku do të zëvendësojë të lënduarin Axel Witsel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco