Lukaku shpallet më i miri, mposht yllin e City-t dhe atë të Real-it

Lukaku shpallet më i miri, mposht yllin e City-t dhe atë të Real-it

17:45, 14/01/2021

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është votuar si futbollisti më i mirë belg që luan jashtë vendit.

Lajmin e ka dhënë HLN Sport dhe vetë lojtari në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Belgjikës e ka fituar garën duke mposhtur dy yje të tjerë si Kevin de Bruyne dhe Thibaut Courtois.

Mes 10 të parëve kanë qenë edhe lojtarë të tjerë të Serisë A. Dries Mertens i Napoli-t ka dalë i katërti, ndërsa Alexis Saelemaekers i Milan-it ka dalë i shtati.

“Dua të falënderoj Zotin që jam këtu. Falënderoj shokët e skuadrës tek Inter-i dhe kombëtarja. Djema, më ndihmoni gjithmonë! Falënderoj stafin teknik e të dy ekipeve që më kanë ndihmuar të përmirësohem”, ka thënë Lukaku në Twitter.

Romelu ka fituar me 363 pikë në total kundër 330 të De Bruyne dhe 99 të Cortois.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco