Trajneri i Teutës: Nuk na intereson Vllaznia, renditjen do ta shohim në fund

Trajneri i Teutës: Nuk na intereson Vllaznia, renditjen do ta shohim në fund

15:38, 14/01/2021

Trajneri i Teutës, Edi Martini, kërkon ta harrojë humbjen e parë të këtij sezoni me Vllazninë, ku shkodranët i mposhtën me rezultatin 1-0.

Në konferencën për shtyp për ndeshjen e nesërme kundër Bylisit, Martini theksoi se durrsakët kanë lënë pikë në shtëpi për çështje fati.

Për sa i përket objektivave të klubit, trajneri i “djemve të detit” u shpreh se atë do ta tregojë fundi i sezonit.

Ndeshja e kaluar me Vllazninë –  Nuk ka ndryshuar asgjë. Vazhdojmë të stërvitemi me të njëjtin ritëm dhe dëshirë. Duhet ta harrojmë sa më shpejt atë ndeshje sepse ishte një nga më të këqijat që kemi bërë. Pavarësisht asaj ndeshje, jemi të fokusuar te takimi e radhës dhe duhet ta fitojmë.

Gjendja psikologjike e ekipit – Lojtarët tanë kanë pjekurinë e duhur dhe e dinë se çfarë kërkohet. Futbolli nuk të lë të gëzosh gjë, ndonjëherë gëzohesh pastaj hidhërohesh brenda pak ditësh. Pas një jave vjen ndeshja tjetër, kështu që ne duhet të vazhdojmë përpara. E kam thënë edhe pas ndeshjes me Vllazninë se ishte një ditë e keqe për ne.

Ndeshja me Bylisin – E rëndësishme është të fitojmë ndaj Bylisit. Çdo ndeshje është e vështirë. Të rëndësishme janë tre pikët sepse ato të bëjnë të ecësh para dhe të japin vazhdimësinë.

Teuta vuan në stadiumin e saj – Më vjen keq që kemi lënë pikë. Nuk mendoj se është faktori fushë, por ka qenë diçka e shkuar, çështje fati sepse kam thënë edhe më përpara se ndeshjet janë thuajse në fushë asnjanëse. Nesër është e rëndësishme fitorja dhe jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Nuk ka justifikime. Kundërshtarët në Durrës dhe jashtë kanë luajtur me shumë forca në mbrojtje, përveç ndeshjes së fundit, kështu që ne do mundohemi të gjejmë zgjidhjen dhe të dimë të çajmë mbrojtjen kundërshtare.

Beteja për titullin – Nuk më intereson çfarë bën Vllaznia. Ne do përqendrohemi te ndeshja jonë të fitojmë dhe kur të vijë fundi i kampionatit të shohim se ku do jemi në renditje”, deklaroi trajneri i Teutës, Edi Martini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco