U shpall kampion Europe me Shqipërinë, gjimnasti rus nuk ndalet: Synoj Lojërat Olimpike

U shpall kampion Europe me Shqipërinë, gjimnasti rus nuk ndalet: Synoj Lojërat Olimpike

11:28, 12/01/2021

Gjimnasti Matvej Petrov është nga Rusia, por ai njihet si kampion Europe duke përfaqësuar Shqipërinë.

Tashmë, objektivi i tij i radhës është të përfaqësojë “vendin e tij” edhe në Lojërat Olimpike të Tokios, teksa në një prononcim për “TCH” ka folur mbi atë që duhet për të ngritur këtë sport në Shqipëri.

“Si fillim këtu duhet të kemi një palestër dhe më pas të fillojmë me trajnimin. Gjithçka arrihet me punë, këtu mund të jenë disa palestra, por duhen rikonstruktuar, kjo është e detyrueshme.

Aktualisht niveli i gjimnastikës në Europë është shumë i lartë, nëse krahasojmë gjimnastikën e sotme me atë të 20 apo 30 viteve më parë është krejtësisht ndryshe. Si rrjedhojë që të arrish të fitosh tituj të rëndësishëm si europian apo botëror është shumë e vështirë.

Unë kam 26 vite që merrem me gjimnastikë, nga 31-vjeç që jam. Gjithashtu, prej pesë vitesh jam trajner dhe besoj se dimë si të stërvisim dhe krijojmë gjimnastë. Ne në Pragë kemi bërë sportistë nga asgjëja praktikisht.

Është ëndrra qëkur isha pesë vjeç që të marr pjesë në një Olimpiadë. Sa i përket medaljes, ndoshta nuk do të jetë e lehtë, por do të bëjmë më të mirën tonë”, u shpreh Petrov. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco