Komentet e mediave britanike: Shqipëria nuk duhet të jetë problem për Anglinë

Komentet e mediave britanike: Shqipëria nuk duhet të jetë problem për Anglinë

19:18, 07/12/2020

Shqipëria u shortua në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Mediat britanike kanë nisur menjëherë me komentet mbi grupin.

Komentatorët e kanë cilësuar grupin ku ndodhet edhe Shqipëria si ‘Grupi i tre të mëdhave’ që kanë bërë histori në ndeshjet midis tyre, duke përfshirë Anglinë, Hungarinë dhe Poloninë.

Ndërsa i kanë cilësuar si mëse të kalueshme Shqipërinë, Andorrën dhe San Marinon.

Gazetari i Sky Sports News, Kaveh Solhekol:

“Ky është një short i favorshëm për sa i përket Anglisë. Ka shumë histori të pabesueshme që mund të gjenden në grupin e Anglisë. Në vitin 1973, një barazim 1-1 me Poloninë e pengoi Anglinë të kualifikohej për Kupën e Botës 1974. Nëse i ktheheni edhe më shumë ‘ndeshjes së shekullit’ në 1953, Anglia ishte skuadra më e mirë në botë dhe askush nuk i dha Hungarisë një shans, por ata erdhën në “Wembley” dhe fituan 6-3.

Shqipëria, Andorra dhe San Marino nuk duhet të jenë problem për Anglinë, pasi kanë fituar të gjitha takimet e tyre të mëparshme me ato tre kombe”.

Ish-sulmuesi i Anglisë, Darren Bent, duke folur në Sky Sports News:

"Nuk ka shumë skuadra në grup që do të shqetësojnë Anglinë, përveç Polonisë. Nëse Anglia luan vetveten dhe shkon jashtë dhe luan siç ajo di të luajë, ata duhet të kualifikohen në mënyrë të qetë nga ai grup”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco