Formacionet e mundshme: Sevilla - Real Madrid

Formacionet e mundshme: Sevilla - Real Madrid

10:39, 05/12/2020

Real Madrid është në situatë të vështirë dhe e ardhmja e trajnerit të tyre Zinedine Zidane është në dilemë.

Ditën e sotme, madrilenët luajnë ndaj Sevilla-s në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Padyshim në këtë sfidë “Los Blancos” do tentojë fitoren, për të lënë pas krahëve humbjen ndaj Alves (1-2) në kampionat dhe Shakhtar Donetsk (2-0) në Ligën e Kampioneve.

Megjithatë, Reali nuk do ta ketë të lehtë në këtë takim, pasi përballë do të ketë një skuadër që ka ditu gjithmonë të na surprizojë.

Të dyja skuadrat vijnë me mungesa në këtë ndeshje, por më të rëndësishme i ka Real madrid, që i duhet të bëjë pa, Sergio Ramos, Eden Hazard, Federico Valverde, Mariano Diaz, Daniel Carvajal.

Më poshtë keni formacionet e mundshme për të dyja skuadrat:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco