‘Në derbi humbisja se luaja me Partizanin’,  Muzaka flet për të shkuarën: Tirana ishte më e mirë

‘Në derbi humbisja se luaja me Partizanin’, Muzaka flet për të shkuarën: Tirana ishte më e mirë

16:46, 04/12/2020

Gjergji Muzaka shprehet se spektakli në derbi është i garantuar, duke thënë se do të fitojë skuadra që tregohet më e saktë në fazën sulmuese. Gjithashtu për “Sport Time”, lojtari i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Tiranën dhe për Partizanin, thotë se ai ka humbur më shumë derbi në karrierë, pasi luante për Partizanin.

“Derbi fillon që në fillim të javës. Përjetohet një atmosferë krejt ndryshe. Pa diskutim është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar. Pavarësisht renditjes, nuk ka favoritë. Spektakli në derbi është i garantuar. Dihet atmosfera që krijohet në ndeshjet derbi. Megjithatë, këtë javë luhet në kushte jo normale për shkak të pandemisë dhe tifozëve. Derbin në përgjithësi e fitojnë tifozët. Në kushte normale vëmendja s’është e përqendruar vetëm në fushë. Vëmendja më e madhe është në shkallët e stadiumit.

Atmosfera? Ne themi që derbi s’ka favoritë për vetë faktin prej tifozëve. Dashje pa dashje barazohen vlerat kur ata janë prezentë. Në një stadium të boshatisur do të ketë favoritë. Ekipi që është më i kompletuar dhe do të bëjë një manovër sulmuese, do të fitojë. Derbi është si një fuçi baruti që pritet nga momenti në moment të shpërthejë.

Mund të flasim shumë për ndjesinë e derbit, por do të thoja që askush që s’e luan, s’e kupton atë magjinë që të fal, ato emocionet që të jep si aktor i kësaj sfide. Ndihesh shumë i vlerësuar. Lojtarët e rinj afeksionohen dhe lidhen shumë me skuadrat e kryeqytetit.

Unë të them të drejtën kam shijuar çdo derbi. Për fatin tim të keq më shumë kam humbur derbi se sa kam fituar. Gati 8 vite kam humbur sepse kam luajtur me Partizanin. Asokohe Tirana kishte ekipin më të mirë të të gjithë kohërave. Më pas kur shkova te bardheblutë, Partizani na ka hap punë më shumë se çdo ekip tjetër, edhe pse ra nga kategoria. Derbi që fitohet të shijon më shumë. Nuk ka të luash bukur dhe të luash mirë. Siç është dhe ajo shprehja, derbi nuk luhet, derbi fitohet. Gjatë gjithë karrierës sime më ka shoqëruar shprehja: Humbisni kampionatin, vetëm derbin jo! Ndonjëherë në derbi, kushtet t’i diktonin lojtarët. Vëmendja ishte më shumë te tifozët se sa te loja në fushë”, u shpreh Muzaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco