Duka: Duhet një shtysë nga qeveria që klubet tona të konkurrojnë fort në kompeticionet europiane

Duka: Duhet një shtysë nga qeveria që klubet tona të konkurrojnë fort në kompeticionet europiane

11:58, 04/12/2020

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mbetet optimist se qeveria shqiptare do të nisë plotësimin e kërkesave të Ligës Profesioniste, edhe pse ka kaluar disa muaj nga pakti mes palëve.

Në një komunikim direkt nga gazetarët, kreu i futbollit shqiptar theksoi se deri në fund të vitit mund të vijnë rezultatet e premtuara nga qeveria shqiptare për miratimin e ligjeve për sportin dhe veçanërisht për futbollin.

Shqipëria organizon finalen e UEFA Conference League

UEFA ka vlerësuar punën e Federatës ndër vite si partner serioz, ka vlerësuar infrastrukturën tonë në Shqipëri dhe investimet që janë bërë. Nuk është ndikim i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv. Është puna e FSHF-së që ka bindur UEFA. Kemi bindur që mund ta bëjmë, jo vetëm të konferencës së Ligës, por dhe të tjera.

Qeveria nuk është vënë lëvizje për plotësimin e kërkesave të Ligës Profesioniste

Nuk dua ta besoj që është kështu. Rikthimi i futbollit, rikthimi në fushë u bë me kontributin tim dhe me kontributin e kryeministrit të Shqipërisë. Unë dua të besoj që akoma ka ditë deri në 31 dhjetor që ka kërkesa dhe sporti shqiptar në përgjithësi të plotësohen. Ato kërkesa janë kërkesa minimale, kryeministri e ka pritur mirë, ka thënë pse jo të ketë Shqipëria një ligj sponsorizimit. Nuk cenohet buxheti shqiptar, sesa gjërat që dëgjojmë tani janë më të kushtueshme. Shenjat deri më sot nuk ka patur, qeveria ka patur probleme të tjera, por do të mendojë dhe për ne.

Objektivat e ardhshme të FSHF-së

Që kur bëmë stadiumin “Air Albania”, objektivi ka qenë të bënim një finale të rëndësishme europiane. Objektivat duhet t’i vendosim të rinj, kemi shumë gjëra për të bërë përpara. Kemi mundësi të rikthehemi dhe ta shijojmë akoma më shumë një Europian si ai në 2016-ën si dhe të kemi klubet tona në kompeticionet europiane. Duhet një shtysë nga qeveria që klubet tona të konkurrojnë fort në kompeticionet e futbollit europian.

Puna në stadiumin “Air Albania”

Kemi insistuar që nga fillimi me bar natyral, por kishim parashikuar që nuk do shkonte mirë me këtë. Ne provuam me bar natyral, por nuk rezultoi e suksesshme. Nuk mund të jetë e pranueshme as për kampionatin shqiptar, as për kombëtaren dhe jo më për një finale si kjo e “Conference League”. Nga ana tjetër do fillojë puna për fushën, që nga java e ardhshme do instalojmë ndriçimin që do zëvendësojë diku atë të diellit për të mundësuar sa më mirë ngrohjen dhe rritjen e barit. Pastaj do të instalojmë një impiant ventilimi, sepse është i mbyllur. Do të provojmë deri në mars me bar natyral, nëse jo, do të provojmë barin hibrid. Ishte i parashikuar që në momentin e fillimit që me barin natyral do ishte e vështirë, por sido që të jetë, bari natyral është më i këndshëm dhe më i mirë për sportistët”, u shpreh Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco