FOTO/ Roma grumbullon Marash Kumbullën për sfidën e Europa League

FOTO/ Roma grumbullon Marash Kumbullën për sfidën e Europa League

14:07, 03/12/2020

COVID-19 tashmë është thjesht një kujtim për Marash Kumbullën.

Mbrojtësi prej disa ditësh ka fituar betejën e tij me virusin e rrezikshëm, ndërsa tashmë është gati e të futet sërish në fushën e gjelbër për të mahnitur me cilësitë e tij.

Cilësi që Romës, i kanë munguar jo pak dhe kjo u pa kur pësuan katër gola nga Napoli, teksa në mbrojtje mund të ishte bërë më mirë.

Megjithatë, trajneri Fonseca do të jetë më i qetë, teksa futbollisti i kombëtares është bërë sërish pjesë e skuadrës dhe sot është i grumbulluar për ndeshjen që kryeqytetasit kanë me Young Boys në Europa League.

Zviceranët janë një kujtim i bukur për Kumbullën, pasi pikërisht ndaj tyre ka realizuar golin e parë si roman dhe do të kërkojë të përsërisë vetveten, edhe pse për shkak të rolit në fushë nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se është shumë larg portës kundërshtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco