Atletico dhe Bayern në 'paqe', kualifikimi vendoset në javën e fundit për ' Los Colchoneros'

Atletico dhe Bayern në 'paqe', kualifikimi vendoset në javën e fundit për ' Los Colchoneros'

23:01, 01/12/2020

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja midis Atletico Madrid dhe Bayern Munich, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Fillimisht ishin madrilenët që kaluan në avantazh me anë të Joao Felix nbë minutën e 26-të të takimit.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, mirëpo 4 minuta para përfundimit të pjesës së dytë, Tomas Muller barazoi shifrat me anë të një penalltie.

Tashmë, Atletico Madrid shkon në kuotën e 6 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë. Ndërsa Bayern Munich shkon në kuotën e 13 pikëve dhe ndodhet në vendin e parë të renditjes. Bavarezët e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa për “Los Colchoneros” java e fundit do të jetë vendimtare, pasi përballen me Salzburgun (4 pikë) e vendit të tretë.

Image

Ja të gjitha rezultatet e ditës së sotme në Ligën e Kampioneve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco