Mesazhi prekës i Skënder Gegës: Më keni mbushur zemrën, jam drejt përmirësimit...

Mesazhi prekës i Skënder Gegës: Më keni mbushur zemrën, jam drejt përmirësimit...

15:06, 26/11/2020

Lajme të mira vinë nga Turqia. Trajneri i njohur, aktualisht i skuadrës verilindore të Kukësit, Skënder Gega, i cili drejt kohësh ishte i mbërthyer nga infektimi me Covid-19, por pas përkeqësimit të gjendjes u është nisur drejt Stambollit për një kurim më të specializuar, duket se e ka kaluar rrezikun. Ai, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, tekse i falenderon të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë, rrëfen edhe se është drejt përmirësimit dhe pritet që shpejt të shërohet.

“Nuk gjej fjalë se sa shume dua te falenderoj te gjithe per mbeshtetjen dhe kurajon qe me keni dhene ne nje moment te veshtire per mua. Mesazhet tuaja me kane mbushur zemren. Tani jam drejt permiresimit dhe shume shpejt drejt sherimit. Respect dhe mirenjohje nga une dhe familja ime. Zoti ju bekofte S. Gega”, – shkruan trajneri i njohur Skënder Gega.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco