‘Për dy muaj, Elseid Hysaj mund të firmosë me një klub tjetër me parametër zero’

‘Për dy muaj, Elseid Hysaj mund të firmosë me një klub tjetër me parametër zero’

12:07, 05/11/2020

Rinovimi i kontratës mes Elseid Hysaj dhe Napolit është duke u kthyer në një telenovelë të gjatë, teksa palët herë duket se janë pranë dhe herë duket sikur mes tyre nuk ka më asgjë për të biseduar dhe se gjithçka ka mbaruar.

Së fundmi, menaxheri i mbrojtësit shkodran, Mario Giufredi, është shprehur se për momentin rinovimi ka ngecur dhe se iu mbetet të shohin të tjera persona.

Nuk ka akoma të reja mbi rinovimin e Hysajt dhe në këtë pikë është e drejtë të shohim mbi pozicionin tonë. Për dy muaj, Hysaj mund të firmosë me një klub tjetër me parametër zero. Do të vlerësojmë të gjitha ofertat, jo vetëm atë të Napolit. Përveç momentit me Ancelotin, Hysaj ka qenë gjithmonë një nga lojtarët e Napolit me rendimentin më të lartë”, u shpreh Giufredi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Me vjen inat05/11/2020 17:08

Hysaj çdo gje mund te dije e mesoje, vetem futbollin kurre.

Shto koment

Denonco