Gashi flet për eksperiencën në SHBA: Ishte një provojë e rëndësishme, mendoj se...

Gashi flet për eksperiencën në SHBA: Ishte një provojë e rëndësishme, mendoj se...

09:17, 31/10/2020

Në këtë merkato verore, Shkëlzen Gashi vendosi të rikthehej në kampionatin zviceran të futbollit, duke firmosur me klubin e Aaraut.

Pas eksperiencës jo fort të mirë Amerikë te skuadra e Colorado Rapids, 32 vjeçari shqiptar, duket se ka rilindur te klubi zviceran, ku në 7 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asist.

Duke parë këto performanca të Gashit, shumëkush mendon se periudha e kaluara në Amerikë ka qenë e çuar dëm për Gashin. Mirëpo i këtij mendimi nuk është sulmuesi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi pranon se do ta bënte edhe një here gjithçka nga e para.

“Ishte një eksperiencë e rëndësishme jete për mua, mendoj se SHBA është një shtet i shkëlqyer”, tha ai, i pyetur nga SRF nëse do ta bënte edhe një herë atë transferim si i vitit 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco