Kaçe: Te Aris ndihem sikur...

Kaçe: Te Aris ndihem sikur...

08:51, 31/10/2020

Ergys Kaçe është transferuar këtë merkato në skuadrën tjetër të Selanikut. Pas një qëndrimi disavjeçar nën pronësinë e PAOK-ut, tanimë mesfushori kuqezi është pjesë e skuadrës verdhezi të këtij qyteti. Nëse prej pak ditës është pjesë e Aris, kjo nuk e ka penguar mesfushorin kuqezi që të ambientohet shpejt.

 “Ndihem sikur kam një jetë në këtë skuadër”, ka deklaruar së fundmi Kaçe në mediat greke. Mesazhe dashurie të menjëhershme nga futbollisti i Kombëtares, që është duke kërkuar minuta dhe hapësira në skuadrën e re, për të pasur mundësinë të tregojë vlerat e tij.

“Në këtë periudhë ka vështirësi për të gjithë, por po përshtatemi dhe përballojmë këtë situatë që po pengon të gjithë botën”, është shprehur më tej Kaçe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco