Ish-drejtuesi i Barcelonës: E kam ndjekur Haland që kur luante te Molde

Ish-drejtuesi i Barcelonës: E kam ndjekur Haland që kur luante te Molde

20:52, 29/10/2020

Karriera e Erling Haland mund të kishte marrë një rrjedhë ndryshe nëse Barcelona do të ishte treguar më e shkathët në merkato.

Sipas Ariedo Braidës, ish-drejtuesi katalanas që u largua nga klubi në gusht të 2019-ës, Haland mund të ishte një lojtar i Barçës.

E kisha ndjekur lojtarin që kur luante te Molde në Norvegji, para se të shkonte në Salcburg. Nëse do të kishim vepruar atëherë, ai do të ishte tani në Spanjë, por drejtuesit në atë kohë më komunikuan se Haland nuk është një lojtar për Barcelonën. Më pas gjërat shkuan ashtu siç shkuan dhe tani të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që po bën norvegjezi me Borusian e Dortmundit”, tha Braida për radion “Marca”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco