Tripletë për 27 minuta, Rashford futet në histori të Champions Leagues

Tripletë për 27 minuta, Rashford futet në histori të Champions Leagues

11:09, 29/10/2020

Marcus Rashford ka shkruar emrin e tij në librat e historisë pas paraqitjes brilante ndaj RB Leipzig në Ligën e Kampionëve, ku shënoi tri gola.

Manchester Unitedi mposhti Leipzigun me rezultat 5-0 në takimin e Grupit H, duke “blinduar” vendin e parë në grup me 6 pikë.

Vlen të theksohet se sulmuesi anglez, Rashford, u fut në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë, duke zëvendësuar Greenëood në minutën e 63-të.

Het-triku i tij për 27 minuta lojë ka bërë që Rashford të shkruaj emrin në histori të Ligës së Kampionëve. Ylli anglez i Unitedit u bë vetëm lojtari i pestë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon një het-trik si zëvendësues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco