VIDEO/ Bruzh fitoi në minutat e fundit, portieri nuk përmban dot lotët

VIDEO/ Bruzh fitoi në minutat e fundit, portieri nuk përmban dot lotët

19:56, 21/10/2020

Portieri amerikan i Klub Bryzh Etan Horvath nuk i përmbajti dot lotët pas fitores së skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve kundër Zenitit të Shën Petërburgut.

25-vjeçari dhe skuadra e tij vuajti shumë për të mundur rivalët rus teksa goli i fitores u realizua në minutën e 90’+3. Horvath zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer , por për fatin e tij të keq shkaktoi në mënyrë të pafajshme autogol teksa topi u godit rastësisht në trupin e tij dhe përfundoi në rrjetë.

Image

Pas ndeshjes, Horveth shpjegoi fansat e tij në rrjetet sociale. Ai nuk luante që prej shtatorit të vitit 2019 për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ai zëvendësoi shokun e skuadrës Simon Minjole, i cili është infektuar me koronavirus.

“Nuk kam luajtur për një kohë të gjatë. Të kontribuoja për fitoren e ekipit në një kohë kur po kalojmë këtë pandemi dhe tani bëhet gati një vit që s’kam luajtur më bëri të emocionohesha shumë. Fitorja ishte qershia mbi totrë, kështu që kisha nevojë të shfryja zemrën”, shkruan portiere i kombëtares së SHBA-së Etan Horvath.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco