Varianti si mund të ndërtohet stadiumi kombëtar që kushton 70-100 milionë euro

Varianti si mund të ndërtohet stadiumi kombëtar që kushton 70-100 milionë euro

19:46, 29/09/2020

Kosova duhet të presë ende për të patur një stadium kombëtar. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, deklaroi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Arsimit se kostoja e këtij projekti madhor kërkon 70-100 milionë euro, një shifër e papërballueshme për qeverinë e Kosovës.

Image

Ajo propozoi që financimi i ndërtimit të stadiumit kombëtar të bëhet me partneritet publik-privat (PPP).

Ne e dimë që këtë vit, siç e theksova, deri në muajin gusht nuk kemi mundësi të nisim asnjë procedurë të aktivitetit të prokurimit. Pothuajse është vit i humbur për investimet kapitale. Aty parashikohet diku te 70-100 milionë euro për t’u kryer stadiumi. Besoj që duhet bërë një zgjidhje sepse, a ka Republika e Kosovës një buxhet të tillë për ndërtimin e këtij stadiumi në këtë fazë, apo duhet të shihet edhe partneriteti publiko-privat?!”, deklaroi Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco