Zyrtare: Gegës i ikën 'ushtar' Telushi, mesfushori firmos me klubin azerbajxhanas

Zyrtare: Gegës i ikën 'ushtar' Telushi, mesfushori firmos me klubin azerbajxhanas

15:18, 26/09/2020

Aventura e Bruno Telushit është mbyllur pas vetëm 2 muajve. Një gjë e tillë ka ndodhur, për shkak se mesfushori vlonjate është transferuar tek ekipi azebjaxhanas, Neftchi Baku.

Kjo është eksperienca e dytë jashtë Shqipërie për Telushin, i cili më parë ka luajtur Slaven Belupon në Kroaci.Padyshim një humbje e madhe për trajnerin, Gega që e kërkoi me ngul tek verlindorët.

Mirëpo në moshën 29-vjeçare kjo ishte mundësia e fundit për Telushin për të luajtur në një kampionat më të fortë dhe presidenti i verilindorëve Safet Gjici nuk i tha jo mesfushorit duke pranuar ofertën e verilindorëve. Lajmi për transferimin e Telushit te Neftchi Baku është publikuar nga vetë klubi i Kukësit që ka dalë me një njoftim.

Njoftim i klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Neftchi Baku për transferimin e mesfushorit Bruno Telushi. I afruar këtë merkato vere, Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte.

Në këtë mënyrë, mesfushori është ulur për të diskutuar me presidentin Gjici pas ofertës që i ka ardhur dhe klubi ka vendosur të lejojë Telushin për të shkuar në kampionatin azer. Futboll Klub Kukësi i uron suksese Telushit!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco