Parma bëhet pengesë për kalimin e Kastriot Dermakut te një tjetër klub në Itali

Parma bëhet pengesë për kalimin e Kastriot Dermakut te një tjetër klub në Itali

12:41, 23/09/2020

Kastriot Dermaku pritet të ndërrojë ekip brenda merkatos së verës.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të largohet nga Parma për t’iu bashkuar Lecces në Serinë B.

Mediet italiane shkruajnë se 28-vjeçari ka dhënë miratimin për këtë lëvizje, por pengesë është klubi i Parmës, që është gati të privohet nga mbrojtësi vetëm nëse arrin të gjejë një zëvendësues për këtë rol.

Dermaku është aktivizuar në 16 ndeshje sezonin e kaluar në Serinë A, por pa mundur ta fitojë rolin e titullarit.

Për shkak të konkurrencës së fortë, shtatlarti shqiptar është gati të pranojë ofertën e puljezëve, me të cilët do të luante në vazhdimësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco