Eliminohet prej rasteve me Koronavirus kundërshtari i kampionëve të Shqipërisë

Eliminohet prej rasteve me Koronavirus kundërshtari i kampionëve të Shqipërisë

14:53, 22/09/2020

Volejbolli në Shqipëri është ndalur që në muajin mars për shkak të pandemisë dhe deri tani nuk ka asnjë datë se kur mund të rifillojë, por kjo nuk po e pengon Erzenin e Shijakut që të marrë pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Djemtë e skuadrës shqiptare e nisën me peripeci udhëtimin drejt Kroacisë për t’u ndeshur me kroatët e Mladostit dhe hungarezët e Fino Kaposvar, pasi autoritetet kroate refuzuan të njohin testet serologjike të kryera në Shqipëri.

Kështu skuadra shijakase u rikthye në Malin e Zi dhe iu nënshtrua për herë të dytë testeve serologjike, për të vijuar më pas udhëtimin në Kroaci, por tani mundimi i tyre duket se është shpërblyer.

Kjo pasi skuadra kroate Mladost është eliminuar, duke qenë se 2 lojtarë të saj rezultuan pozitivë me koronavirus, ndaj i gjithë ekipi do të karantinoret për 14 ditë.

Image

Shijakasit në këtë mënyrë do të kenë mundësi të diskutojnë kalimin e grupit vetëm me skuadrën hungareze.

Gjithçka do të luhet në dy takime që do të zhvillohen ndërmjet Erzenit dhe Fino Kaposvar, ndërsa në rast barazimi, do të luhet një set shtesë për të vendosur skuadrën që do të kualifikohet për më tej.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco