Heroi i finales së Championsit futet në karantinë

Heroi i finales së Championsit futet në karantinë

20:12, 15/09/2020

Kthehet paniku për COVID-19 te Bayern Mynchen vetëm pak ditë para rikthimit në fushat e lojës për nisjen e Bundesligës.

Bavarezët, që luajnë një ndeshje zyrtare për herë të parë që kur ngritën lart Ligën e Kampioneve, rrezikojnë të mos kenë në duelin e pare Kingsley Coman për shkak të COVID-19.

Sulmuesi rezultoi negativ gjatë testeve të së hënës, ashtu si e gjithë pjesa tjetër e skuadrës.

Por klubi sot pasdite bëri të ditur se futbollisti ishte vendosur menjëherë në izolim, pasi kishte qenë në kontakt të afërt me një person, i cili më vonë kishte rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit.

Kështu, Coman do të jetë nën kontroll të plotë në këtë periudhë, ndërsa do të kryejë edhe testet përkatëse në ditët në vijim, që të fitojë të drejtën për t’u kthyer në stërvitje me skuadrën e tij.

Bavarezët hapin kampionatin gjerman me një ndeshje ndaj Shalkes ditën e premte dhe mungesa e Coman do të ishte shumë e rëndësishme për ekipin e Flick i cili nuk do që të gabohet në ndeshjet e para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco