Barcelona konfirmon interesimin për futbollistin e Manchester City-t

Barcelona konfirmon interesimin për futbollistin e Manchester City-t

17:24, 15/09/2020

Javët e fundit, është folur shumë për një interesim të Barcelonës për Eric Garcia-n. Ka patur disa oferta për të riatdhesuar mbrojtësin 19-vjeçar që i përket Manchester City, kontrata e të cilit skadon pas një vit.

 Gjatë prezantimit të Miralem Pjanic, Ramon Planes pranoi interesimin e Barcelonës për lojtarin e stërvitur në La Masia.

Është e vërtetë që ne jemi duke kërkuar një lojtar që të na ndihmojë në mbrojtje. Eric Garcia është një lojtar i shkëlqyer, i cili e do klubin, por nëse ai do të bashkohet ose jo do të varet nga merkato. Ideja e klubit është të bëjë një ekip të ri të bashkuar me lojtarët që i kanë dhënë shumë skuadrës sonë. Eric është një lojtar i këtij profili ” , u shpreh sekretari teknik i Barcelonës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco