Bisedimet me qeverinë/ Mbledhje e jashtëzakonshme, klubet e Superiores përgatiten për...

Bisedimet me qeverinë/ Mbledhje e jashtëzakonshme, klubet e Superiores përgatiten për...

17:17, 11/09/2020

Liga Profesioniste e Futbollit shqiptar do të mblidhet sërish nesër për të diskutuar rreth çështjes së plotësimit të 4 kërkesave të parashtruara për qeverinë,  mosplotësimi i të cilave është bërë shkak për bojkotimin e sezonit të Kategorisë Superiore pa afat.

“Panorama Sport” ka publikuar axhendën e mbledhjes së nesërme të klubeve të elitës së futbollit shqiptar. Njëra prej 3 pikave të diskutimit është dhe përcaktimi i grupit negociator që do të ulet në bisedime me qeverinë.

Ndërkohë, në rendin e ditës është futur dhe opsioni i diskutimit të hapave të mëtejshëm në rast refuzimi të qeverisë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco