Rudi Vata kritikon Kombëtaren: S’ka shpirt gare, fajin e ka...

Rudi Vata kritikon Kombëtaren: S’ka shpirt gare, fajin e ka...

10:19, 11/09/2020

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, shprehet se nga kuqezinjtë në dy ndeshjet e fundit ka qenë i pakënaqur, teksa ata nuk kanë shfaqur agresivitet dhe shpirt gare, duke marrë si pasojë disfatën ndaj Lituanisë.

Ndër të tjera, për “Sport News Plus“ në “News 24“, Vata theksoi se fajin kryesor e ka trajneri, teksa Kombëtarja duhet të synojë më shumë.

“Nuk duhet të ndodhte. Jemi Kombëtarja më e fortë e grupit, jemi favoritët kryesorë në letër. Po të shohësh ambiciet e Kombëtares sonë dhe rezultatet e viteve të fundit. Skuadrat e tjera vijnë nga ish- Bashkimi Sovjetik. Nuk kanë histori të madhe. Kombëtarja jonë ka pasur stabilitet të mirë në krahasim me to.

Po ta shohësh ndeshjen në Bjellorusi, ishte 3 pikësh që duhej, por edhe aty ishim një Kombëtare që edhe pse u fitua ndeshja, nuk paraqiti vlerat, për të menduar që nesër mund të përballej me kundërshtarë më të fortë.

Me Lituaninë ishte ndeshje e dobët. S’funksionoi në asnjë repart, përveç 2-3 lojtarëve. Një Kombëtare pa shpirt gare, agresivitet, s’kishte luftë për topin e parë. Dështoi. Dështimi mendoj që vjen ose nga mos angazhimi ose ngaqë nuk e ka.

Fajin kryesor e ka trajneri i ekipit kombëtar që duhet të jetë i saktë në ato që thotë dhe s’mund të nga kënaqet nga fitorja në Bjellorusi dhe barazimi me Lituaninë. Pra jemi Kombëtare që synojmë. Jemi kombëtare që mund të japim më shumë”, u shpreh Vata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco