Presidenti i UEFA-s do kryejë testin për COVID-19 para se të dorëzojë trofeun e Championsit

Presidenti i UEFA-s do kryejë testin për COVID-19 para se të dorëzojë trofeun e Championsit

16:30, 15/08/2020

Fituesi i Champions-it dhe Europa Ligës do të marrin trofetë e tyre në një ceremoni të plotë.

Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në Ligat e Europës, UEFA duket se do të vazhdojë traditën e saj në dhënien e çmimeve.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, do t’i nënshtrohet një testi të “COVID-19”, ashtu siç kanë bërë lojtarët dhe stafet teknike, për të parandaluar infeksionet e mundshme.

Slloveni do të kryejë disa teste gjatë këtyre ditëve për të qenë sa më i sigurt.

Ndërkohë, udhëtimet e tij nga hoteli do të jenë të limituara, ashtu si dhe kontakti me njerëzit e tjerë.

Ceferin nuk do të vendosë maskë në ceremoni.

Kujtojmë se finalja e Champions-it do të luhet në Lisbonë të Portugalisë, ndërsa ajo e Europa Ligës në Këln të Gjermanisë.

Medaljet dhe kupat do të shpërndahen në fushën e lojës, dhe jo në tribuna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco