Lazio nuk heq dorë, ja plani i Tares për të arritur te Kumbulla

Lazio nuk heq dorë, ja plani i Tares për të arritur te Kumbulla

14:27, 14/08/2020

Lazio nuk heq dorë nga Marash Kumbulla, pavarësisht se Inter vazhdon të bëjë presion për të mposhtur konkurrencën e bardhekaltërve.

Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka ofruar 20 milionë euro plus kartonin e Andre Anderson Veronës, për të përfituar shërbimet e djaloshit nga Malësia e Madhe.

Drejtuesit e klubit veronez e kishin hedhur poshtë këtë ofertë, pasi duan rreth 30 milionë euro dhe Anderson nuk vlen aq. Prej kohësh ata kishin kërkuar edhe një lojtar tjetër të përfshihet në këtë operacion merkatoje dhe duket se Lazio e ka gati kartën fituese.

Cristiano Lombardi nuk do të transferohet te SPAL dhe mund të jetë i vlefshëm për të bindur Veronën që të shesë Kumbullën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco