Atalanta do të luajë këtë mbrëmje kundër PSG-së ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, shkruan Syri.net.
Për italianët kjo është një arritje historike, por që ëndrra për të kaluar në gjysmëfinale është e pranishme, ndaj me ndeshje teke dhe pa tifozë, do të synojnë kualifikimin ndaj yjeve të PSG-së.
Berat Gjimshiti do të jetë titullar, ku do të ketë misionin e vështirë të ndalojë Neymar, Icardin dhe kampionët e tjerë të Francës.
Ky takim nis në orën 21:00 dhe në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet zyrtare.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: