Pasi mësoi emrin e kundërshtarit në turin e parë të Champions League, klubi i Tiranës ditën e sotme ka mësuar edhe datën e orën e caktuar nga UEFA për zhvillimin e kësaj sfide.
Kështu, ndeshja mes Tiranës dhe Dinamo Tbilis do të luhet më datë 19 gusht në orën 19:00.
Bardheblutë janë dyfish të motivuar për ta fituar këtë takim ndaj gjerorgjianëve, pasi në rast se kualifikohen në turin e dytë, me shumë gjasa do të përballen me serbët e Cervena Zvezdës.
Kujtojmë që kjo sfidë luhet me një takim, për shkak të masave të marra për Covid-19.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: