Lajmi i fundit

VIDEO e SKANDALIT/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama shtyn gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta

Revolucion te Real Madrid, Zidane ‘heq qafe’ nëntë lojtarë

Revolucion te Real Madrid, Zidane ‘heq qafe’ nëntë lojtarë

11:32, 11/08/2020

Real Madrid u eliminua nga Man City në Ligën e Kampioneve dhe trajneri Zinedine Zidane ka bërë një listë të gjatë largimesh nga ekipi.

Kjo ka qenë një kërkesë e hershme e trajnerit, por situata me dëmtimet dhe kalendari i ngjeshur nuk e ka lejuar që ta plotësojë përfundimisht listën e largimeve.

Lojtari më i pa dëshiruar vazhdon të mbete Gareth Bale. Uellsiani ka pasur mosmarrëveshje me Zidane dhe këtë lajm e kanë konfirmuar të dy protagonistët .

Në listë të largimeve do të jenë edhe Lucas Vazquez, Brahim Diaz, Mariano Diaz, James Rodriguez, Luka Jovic, Isco, Nacho dhe Marcelo.

Sipas mediave në Spanjë, Real Madridi planifikon që nga largimet e bëra, të tentoi transferimin e Kylian Mbappe, Eduardo Camavingas dhe disa shënjestrave të tjera, por që këto duhet të presin deri në verën e viti 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco