Conte: Lukaku po zhvillon një sezon të shkëlqyer falë...

Conte: Lukaku po zhvillon një sezon të shkëlqyer falë...

09:44, 11/08/2020

Antonio Conte është shfaqur shumë i qetë në fund të ndeshjes së fituar kundër Bayer Leveskusen, e cila i garanton Interit një gjysmëfinale evropiane pas dhjetë vitesh: Unë dhe lojtarët jami të kënaqur, pasi kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Nuk e lamë Leverkusenin që të luante. Ne mund të kishim thelluar më shumë rezultatin, pasi patëm shumë raste shënimi. Përgëzoj ekipin për lojën e zhvilluar. Djemtë dhanë gjithçka që treguan se ajo që po bëjnë është diçka e rëndësishme. Fitorja nga Bayern Leverkusen na jep mundësinë për të luajtur në gjysmëfinalen e Europa League, tani duhet të fillojmë të mendojmë për kundërshtarin tjetër dhe të përgatitemi mirë, ne duam të bëjmë më të mirën ".

A e prisnit këtë lloj ndikimi të Lukaku-t?

"Është e vështirë të flasësh për individët kur ke një performancë të tillë nga i gjithë ekipi. Romelu po zhvillon një sezon të mrekullueshëm, por i mbështetur nga skuadra. Nëse ekipi është në nivele të larta, shfaqen edhe individualitete. Të kesh sulmues si Lukaku, Martinez dhe Sanchez është plus. Romelu duhet të falënderojë skuadrën sepse e vendos atë në pozitë që të japë maksimum, mbase ashtu siç nuk e ka shprehur kurrë veten ".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco