Shorti i Europa League, mësohen emrat kundërshtarëve për skuadrat e tjera shqiptare

Shorti i Europa League, mësohen emrat kundërshtarëve për skuadrat e tjera shqiptare

14:21, 10/08/2020

Mësohen emrat e kundërshtarëve edhe për skuadrat e tjera shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë që do të marrin pjesë në Europa League. Kështu,  Shkëndija e Ernest Gjokës do të ndeshet  me azerët e Sumqayit, ndërsa skuadra tjetër shqiptare në Maqedoninë e Veriut Renova do të luajë me armenët e Alashkerti, kurse Shkupi do të luajë me Nefçi Bakut.

Gjilanin e pret një kundërshtar tepër i fortë. Djemtë e Gentian Mezanit duhet të fitojnë raundin paraeliminator me Tre Penes, skuadër e San Marinos. Më tej i presin qipriotët e APOEL Nikozisë.

Prishtina mund të buzëqeshë. “Plisat” duhet të fitojnë raundin paraeliminator me ekipin e Gjibraltarit Linkoln Red Union. Në fazën e mëtejshme bardheblutë do të luajnë me skuadrën nga Luksemburgu Union Pitus Petange.

Gjilani dhe Prishtina luajnë në datën 20 gusht ndeshjet paraeliminatore. ndërsa takimet e raundit të parë do të luhet një javë më vonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco