Conte paralajmëron Interin: Kujdes nga kundërsulmet e Bayer Leverkusen!

Conte paralajmëron Interin: Kujdes nga kundërsulmet e Bayer Leverkusen!

20:41, 09/08/2020

Interi do të përballet me nesër në mbrëmje në orën 21:00 me Bayer Leverkusenin në çerekfinalet e Europa Ligës.

Antonio Conte paralajmëron skuadrën e tij se nuk duhet të lejojë kundërsulmet e gjermanëve dhe se duhet të provojnë se ja vlejnë të arrijnë në gjysmëfinale.

“Bayer Leverkusen është një ekip shumë i rrezikshëm me kundërsulme dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt dhe mos ti lejojmë hapësira”, tha Conte në konferencën për shtyp.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Këto ndeshje shpesh vendosen nga detaje, kështu që fokusimi është kyç. Kjo skuadër duhet të fokusohet në atë që bën më mirë, të luajturit futboll. Kjo është ëndrra e çdo trajneri. Këto janë ndeshje pa asnjë favorit, gjithçka mund të ndodhë nëse arrin në çerekfinale apo gjysmëfinale. Ne provuam ndaj Getafes që ja vlejmë të shkojmë në çerekfinale, tani duhet të tregojmë se ja vlejmë të shkojmë në gjysmëfinale”, përfundoi trajneri i Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco