Drita mund Inter Escalades dhe kualifikohet në finale

Drita mund Inter Escalades dhe kualifikohet në finale

21:39, 08/08/2020

Drita e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e saj evropiane.

Kampionët e sapo shpallur të Kosovës arritën të fitonin me rezultatin 2-1 ndaj Inter Escalades në Nyon të Zvicrës, në gjysmëfinalet e paraeliminatoreve të Championsit.

‘Intelektualët’ e drejtuar nga Ardijan Nuhiji e nisën më mirë takimin, duke arritur që të kalojnë në epërsi pas vetëm 21 minutave, me anë të Xhevdet Shabanit.

Escaldes reaguan shpejt dhe në minutën e 29-të shënuan golin e barazimit me anë të Emili Garcia, por kjo ishte e gjitha që skuadra nga Andorra bëri.

Në minutën 45+3, Hamdi Namani realizoi edhe një herë për Dritën, duke bërë që gjilanasit  të shkonin në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, skuadra e Nuhijit arriti të administronte mirë me rezultatin, duke ruajtur epërsinë deri në fund.

Pas kësaj fitore, Drita tashmë do të ketë punë me skuadrën e Linfield, në finalen e fazës paraeliminatore të Championsit.

Fituesja mes Dritës dhe Linfield do të kualifikohet në raundin e parë të garave kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco