VIDEO/ Lioni bën surprizën e madhe ndaj Juventusit, Reali eliminohet nga City

VIDEO/ Lioni bën surprizën e madhe ndaj Juventusit, Reali eliminohet nga City

22:55, 07/08/2020

U luajtën mbrëmjen e sotme dy takimet e kthimit të vlefshme për 1/8-at e finaleve të Champions League mes Juventus-Lion dhe Manchester City-Real Madrid, shkruan Syri.net.

Manchester City dhe Lioni siguruan biletat për në çerekfinale.

Juventusi kishte humbur 1-0 ndeshjen e parë në Francë dhe synonte përmbysjen.

Në fakt, bardhezinjtë fituan 2-1, por nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar, pasi Lioni kalon më tej me rregullin e golit të shënuar në fushë kundërshtare.

Depay realizoi me 11-metërsh për francezët, ndërsa Ronaldo shënoi dopjetë për kampionët e Italisë, por nuk i ndihmoi dot për të vazhduar aventurën në Champions.

Manchester City kishte fituar takimin e parë në “Santiago Bernabeu” dhe në shtëpi nuk gabon, duke fituar sërish 2-1.

Sterling dhe Gabrile Jesus shënuan për anglezët, ndërsa goli i spanjollëve mban firmën e Benzema.

Në çerekfinale dy ekipet e kualifikuara sonte, Lion dhe Manchester City, do të përballen me njëri-tjetrin, në një ndeshje të vetme sipas formulës së re të UEFA-s për shkak të gjendjes jo normale nga pandemia e Koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

FILANTROPI Dt 7 gusht 202007/08/2020 23:28

Patëm dhënë disa herë opinionin tonë këtu në portalin prestigjos Syri.net që prej kohësh Juventusi me skemat e dështuara të trajnerit Sari me shumë sforco ka për të fituar Kampionatin Italian me lojra të dobta mediokër. Dhe ja kjo u duk edhe në ndeshjen e mbrëmjes me Lionin për Champions League. Me një lojë të ngadalshme me gabime sikur luanin me Udinezen apo me Gjenovën. Me një Higuain prej kohësh jashtë forme .Shënuan me sforco 2 gola me një Ronaldo brilant. Por që nuk mjaftuan për kualifikim. Tani drejtuesit e Juventusit me patjetër duhet të largojnë trajnerin Sarri i cili dështoi totalisht ....Nuk e dimë se sa do jetë mërzitur Km. ynë "i madhërishëm" si tifoz i vjetër i JUVENTUSIT.

Shto koment

Denonco