James Rodriguez pranë transferimit te rivalët e Real Madrid

James Rodriguez pranë transferimit te rivalët e Real Madrid

15:05, 05/08/2020

James Rodriguez gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madrid.

Futbollisti kolumbian nuk ka gjetur hapësira në skuadër dhe për këtë arsye do të largohet nga “merengues” në merkaton e kësaj vere, për të shkuar diku tjetër ku mund të ketë më shumë minuta nën këmbë.

Lajmet e fundit thonë se do të mbetet në Madrid do të veshë fanellën e rivalëve të qytetit, Mesfushori me tipare sulmuesi pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone, tek Atletico Madrid.

Shifra që do të paguhet për të është mjaft e ulët, 10-15 milion euro. Gjithsesi kjo mund të justifikohet me sezonin fundit. James luajti në La Liga vetëm tetë ndeshje, pesë prej të cilave i nisi nga fillimi. Në 4 sezonet që ka qenë pjesë e Realit, James numëron 125 paraqitje dhe 37 gola të shënuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco