Uli Hoeness kritikon strategjinë e Borussia Dortmund

Uli Hoeness kritikon strategjinë e Borussia Dortmund

15:50, 03/08/2020

Dy klubet më të mëdha të Gjermanisë e kanë nisur merkaton me transferime nga Premier League. Bayern Munich, bleu Leroy Sane, ndërsa Borussia Dortmund mori talentin, Jude Bellingham.

Verdhezinjtë duket se vitet e fundit po përqendrohen në një strategjie te rekrutimi i lojtarëve të rinj. Një strategji që nuk i pëlqen aspak presidentit të nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness.

Në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” , ai e quajti politikën e tregut të transferimeve të Dormund "të pamatur" : " Nëse Dortmund blen një lojtar shumë të talentuar dhe ai luan mirë, do të dëgjoni disa muaj më vonë nga vetë klubi apo nga jashtë se ai do të dalë në shitje. Si është e mundur që një lojtar të thith ADN-në e një klubi 100% kur ndjehet sikur është një objekt shitjeje? ” Ne nuk jemi të tillë. Kemi lojtarë për Bayern Munich dhe jo për të bërë biznes. ". Dallimi në strategji mund të shpjegojë edhe rezultatet, pasi djemtë e Lucien Favre e kanë të vështirë të sfidojnë dominimin e bavarezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco