Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pas finales së Kupës, plas grushti te Tirana

Pas finales së Kupës, plas grushti te Tirana

09:35, 03/08/2020

Nuk mjaftoi zënka në stërvitje dy ditë para finales, por edhe dje te Tirana ka plasur grushti. Pak minuta pasi kishte përfunduar takimi ndaj Teutës, te bardheblutë ka pasur një sherr që ka degjeneruar në goditje me grushte mes lojtarëve.

Sipas “Panorama sport” protagonistë kanë qenë Majkëll Ngo dhe Idriz Batha.

Përleshja ka qenë e fortë midis lojtarëve, saqë ka qenë shumë e vështirë për t’i ndarë. Menjëherë me të marrë lajmin presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka shkuar në dhomat e zhveshjes për të qetësuar situatën.

Një situatë e rëndë, për më tepër që ekipi vjen pas festës së titullit kampion. Mësohet se Halili i ka kritikuar ashpër futbollistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco