Vasil Bici: Iu bë një mbyllje e bukur sezonit

Vasil Bici: Iu bë një mbyllje e bukur sezonit

23:00, 02/08/2020

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bici, është i ftuar në studion e “Fair Play” me gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV.

Ish-trajneri i disa skuadrave të kampionatit shqiptar përgëzoi Teutën për fitimin e Kupës së Shqipërisë.  

“Përgëzime Teutës dhe i uroj suksese. Tregoi një futboll të kënaqshëm dhe jo vetëm në këtë finale, por që me ardhjen e Edi Martinit ndryshoi fytyrë dhe kishte lezet të shihje këtë skuadër. E mposhti sot Tiranën, por edhe në kampionat e kishte mundur. Një mbyllje e bukur dhe e uroj Teutën për 100-vjetorin. Një mbyllje e bukur edhe për kampionatin, që nga punëtorët e fushës deri te presidenti i FSSF-së-së, për angazhimet që kishin për vetë periudhën e vështirë që kaluam”, deklaroi Bici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco