VIDEO/ Xhiakomo Vrioni bën hapin e madh në karrierë, debuton me Juventusin në Serie-A

VIDEO/ Xhiakomo Vrioni bën hapin e madh në karrierë, debuton me Juventusin në Serie-A

23:09, 01/08/2020

Kjo e shtunë do të mbahet mend gjatë për futbollistin shqiptar, Xhiakomo Vrioni. 21-vjeçari i cili ka spikatur në Juventus U23 sot ka debutuar në ekipin e parë të drejtuar nga Sarri në ndeshjen kundër Romës.

Ishte minuta e 79-të kur Vrioni mori vendin e Gonzalo Higuain. Sulmuesi shqiptar me të drejtë nuk mund ta largojë dot buzëqeshjen nga fytyra e tij, që është një tregues i qartë i rëndësisë që ka ky debutim për lojtarin e Shpresave kuqezi.

Një moment historik ky për të gjithë Shqipërinë, teksa një futbollist shqiptar zbret në “Alianz Stadium” me fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco