Mike Tyson rikthehet në ring, përcaktohet data dhe përballja

Mike Tyson rikthehet në ring, përcaktohet data dhe përballja

19:43, 23/07/2020

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, do të rikthehet në ringun e boksit për t’u përballur me Roy Jones Jr.

Përplasja mes legjendave do të zhvillohet më 12 shtator në Los Angeles.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 ndeshje në karrierë.

Kurse bashkatdhetari i tij amerikan Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej vitit 2018 kur mposhti Scott Sigmonin.

Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e rënda kur ishte 20 vjeç, pasi hodhi nokaut Trevor Berbickun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco