Transferimi te Barça apo Reali? Latuaro flet për të ardhmen e tij!

Transferimi te Barça apo Reali? Latuaro flet për të ardhmen e tij!

16:51, 22/07/2020

Sulmuesi i Interit, Latuaro Martinez, ka hedhur poshtë spekulimet që përfolën një transferim të mundshëm te Barcelona apo Real Madrid.

“Jam një djalë që gjithmonë lufton për objektivat e mia, të klubit dhe për lumturinë e tifozëve”, ka deklaruar argjentinasi.

22 vjeçari ka bërë një ngritje në karrierë, duke mbuluar hapësirën e lënë nga Mauro Icardi, i cili u largua nga Inter verën e kaluar.

“Trajneri Conte më ka dhënë shumë besim. Është një gjë shumë e rëndësishme sepse ai punon në mentalitetin e secilit lojtar. Unë e vlerësoj shumë, pasi çdo ditë na ndihmon të rritemi”.

Për spekulimet që e lidhin me një transferim te Barcelona, ai u përgjigj: “Unë gjithmonë përpiqem të jap 110 për qind për këtë klub, për gjithë ata që e duan këtë klub dhe për këtë fanellë”.

Lautaro ka zhvilluar 31 ndeshje për Interin këtë sezon, duke kontribuar me 13 gola dhe 5 asistime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco