Mourinho kritikon Manchester United: Gaboi me De Gean

Mourinho kritikon Manchester United: Gaboi me De Gean

13:49, 20/07/2020

David de Gea nuk ndalet me gafat e tij. Portieri spanjoll ishte protagonist negativ në radhët e “Djajve të Kuq” në gjysmëfinalen e FA Cup përballë Chelsea-t, pasi kishte përgjegjësi të paktën në dy golat e parë të shënuar nga blutë e Londrës (3-1).

Goditjen “poshtë brezit” portieri spanjoll e merr nga Jose Mourinho, ish-trajneri i tij, aktualisht në krye të Tottenhamit.

Portugezi, i pyetur për performancën e dobët të “gardianit” të United, u shpreh: “De Gea? Mendoj se Manchester United nuk bëri gjënë e duhur kur nënshkroi kontratën e re faraonike për ta bindur që të qëndronte. Ai është një portier shumë i mirë, por me shumë fat që rinovoi me ato shifra”.

29-vjeçari, kur rinovoi shtatorin e kaluar deri në vitin 2023, u shndërrua futbollisti më i paguar i skuadrës.

Mourinho kujtoi se jo shumë kohë më parë David de Gea ishte një portier i dëshiruar nga shumë klube të mëdha në Evropë: “Një ose dy më parë e gjithë bota i ishte vënë pas, por në këtë kohë, shumica e dyerve iu mbyllën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco