Vllaznia fiton me Kukësin, Tirana feston nga shtëpia titullin kampion

Vllaznia fiton me Kukësin, Tirana feston nga shtëpia titullin kampion

22:34, 19/07/2020

Nuk ka më histori përsa i përket titullit kampion në Superligë. Kukësi humbet në Shkodër 1-0 me Vllazninë dhe me këtë rezultat Tirana shpallet kampione për herë të 25-të në historinë e saj.

Me këtë humbje, diferenca e kuksianëve thellohet në 7 pikë, kur kanë mbetur dy ndeshjet e fundit dhe kështu janë bardheblutë që festojnë titullin kampion pas 11 vitesh mungese.

2 javë përpara fundit, Tirana kryeson 7 me pikë diferencë.

Ky është një titull me shije ndryshe për Tiranën, një titull që vjen në 100 vjetorin e themelimit të klub, një titull që kërkohej me insistim për të festuar këtë vit jubile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco