Zidane me ‘këmbë në tokë’: Nuk kemi fituar asgjë, duhet të marrim 6 pikët e fundit

Zidane me ‘këmbë në tokë’: Nuk kemi fituar asgjë, duhet të marrim 6 pikët e fundit

08:42, 14/07/2020

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane u shpreh i lumtur pas fitores të vështirë 2-1 në transfertë ndaj Granadas.

Dy javë nga fundi, Zidane është me “këmbë në tokë” dhe kërkon që të marrë 6 pikë për të fituar titullin kampion.

Hazard: "Lojtari duhet të jetë shumë mirë për të luajtur dhe ai nuk është ende në formë. Situata është pak e komplikuar, por shpresoj që ditën e enjte ai të jetë 100 për qind për të ndihmuar ekipin" .

Bale: "Unë nuk kam asnjë ankesë nga Bale. Ne jemi këtu dhe na kane ngelur edhe dy ndeshje".

La Liga: "Kemi edhe dy ndeshje dhe nuk kemi fituar ende asgjë. Ky është realiteti. Jemi shumë të lumtur, por kemi edhe 6 pikë deri ne fund."

La Liga në Di Stefano: "Kur filluam sezonin donim të fitojmë La Ligan dhe jemi një hap larg, do te japim gjithçka që trofeu të jetë i joni por siç thashë me parë ende s’kemi fituar asgjë, kemi edhe dy ndeshje."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco