Artur Lekbello: Çështja e titullit është e mbyllur, por shije të hidhur më la...

Artur Lekbello: Çështja e titullit është e mbyllur, por shije të hidhur më la...

22:49, 12/07/2020

Ish lojtari i njohur i Tiranës së fundit të viteve ’80 dhe i Kombëtares,  Artur Lekbello, e ka kurorëzuar Tiranë kampione këtë mbrëmje në studion “Fair PLay” të Enkeleida Zeko, ku ishte i ftuar për të komentuar mbi derbin e të premtes dhe këtë sezon të futbollit shqiptar.        

Titulli dhe Partizani: “Çështja e titullit, është e mbyllur. Duke hequr termin derbi, është një nga paraqitjet më të mira të Partizanit në këto ndeshjet e fundit. Ndoshta infektimi me Covid-19 i disa lojtarëve, e bëri të ishte një përballje me një emocion ndryshe. Për sa i përket zhvillimit të lojës së Partizanit, mund të them që më pëlqeu”.

Shija e hidhur e Lekbellos: “Shijen e hidhur ma la, fakti i golit të minutës së fundit. E pranoj se goli shënohet në minutën dhe në sekondën e fundit të shtesës. Por nga xitimi, duket se  nuk arriti ta shijonte atë fitore. Por Tiranë ka bërë një kampionat të mirë, në një kohë të vështirë, që po kalojmë dhe e meritojnë.      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco