Asist i Messi dhe gol i Vidal, Barcelona bën detyrën ndaj Valladolid

Asist i Messi dhe gol i Vidal, Barcelona bën detyrën ndaj Valladolid

09:04, 12/07/2020

Barcelona fiton ndeshjen e dytë radhazi me rezultat minimal (1-0) dhe e çon në -1 pikë diferencën me Real Madridin, që luan të hënën në transfertë me Granadan. “Blaugranat” triumfuan në fushën e Valladolidit me gol të Arturo Vidalit, i cili shfrytëzoi një pasim të Lionel Messit në minutën e 15-të, duke përmbyllur në perfeksion aksionin model të katalanëve.

 

Antoine Griezmann, i aktivizuar titullar nga Setien, humbi një rast të pastër në minutën e 19-të, ndërsa ter Stegen në disa raste, veçanërisht në kohën shtesë, e shpëtoi Barcelonën nga gola të sigurt me pritjet e tij spektakolare.

 

Atletico e Madridit vuajti shumë por në fund mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Real Betisit në “Wanda Metropolitano”. Skuadrës së drejtuar nga Simeone iu anulan dy gola në pjesën e parë për prekje të topit me dorë dhe pozicion jashtë loje ndërsa nga minuta e 57-të luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Hermosos me karton të kuq. Gjithsesi, në të minutën 74’ Diego Costa devijoi me kokë drejt rrjetës vertikalizimin e thellë nga goditja e lirë e Carrascos.

 

Osasuna mposhti 2-1 Celta Vigon në Pamplona, duke përmbysur golin e Santi Minas që në minutën e 10-të. Enric realizoi golin e barazimit në minutën e 23-të, ndërsa në kohën shtesë shënoi golin e fitores për vendësit Jose.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco